Home / Te ndryshme / Plani për të ndaluar me ligj email-et jashtë orarit të punës

Plani për të ndaluar me ligj email-et jashtë orarit të punës

Për qeverinë franceze, problemi i të qenët gjithnjë në linjë, është universal dhe po rritet nga dita në ditë. Për këtë arsye, ata mendojnë se duhet një ndërhyrje

Teknologjia është kthyer në domosdoshmëri për njeriun, por ajo sjell me vete edhe probleme të reja, për të cilat duhet gjetur zgjidhje. Në Francë, përdorimi i saj ka shtruar pyetjen: A duhet që qeveritë të rregullojnë çështjen e email-eve të punës dhe të shpëtojnë stafin e vënë në presion nga teknologjia gjatë kohës së tyre të lirë?

Për francezët, përgjigjja duket se është “po”. Presidenti i vendit, Francois Hollande, pritet që të votojë një ligj, i cili do t’u japë punonjësve për herë të parë të drejtën për “t’u çrregjistruar”.

Kompanitë me më shumë se 50 persona do të jenë të detyruara që të krijojnë një grafik të sjelljes së mirë, duke përjashtuar orët, normalisht gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë, kur stafi nuk supozohet që të punojë dhe t’u përgjigjet email-eve.

Kur u bë për herë të parë ky propozim, pati shumë tallje dhe ironi në media.

Por për qeverinë franceze, problemi i të qenët gjithnjë në linjë, është universal dhe po rritet nga dita në ditë. Për këtë arsye ata mendojnë se duhet një ndërhyrje.

“Të gjitha studimet tregojnë se më shumë ka tani stres të lidhur me punën sesa ka pasur më parë”, tha anëtari i Partisë Socialiste franceze, Benoit Hamon. “Punonjësit e lënë zyrën fizikisht, por punën e tyre ata nuk e lënë pas. Ata qëndrojnë të lidhur nga një lloj kapistre elektronike, sikur të ishin qen. Tekstet, mesazhet, email-et. e kolonizojnë jetën e individit në atë pikë, sa ai më pas shkatërrohet”.

Kjo masë është pjesë e ligji t ë punës, i cili ka marrë emrin e ministrit të Punës, Maryam El Khomri. Por shumë nene të këtij ligji kanë shkaktuar protesta të mëdha në Francë.

Klauzola e çregjistrimit është ajo që ka marrë mbështetjen e të gjithëve.

Të paktë janë ata në Francë që do të thoshin se teknologjia nuk u ka cenuar privatësinë dhe kohën e lirë pas pune.

“Zyra në shtëpi, mund të jetë kuzhina ose banja, ose dhoma e gjumit. Ne ndryshojmë komunikimin nga email-et e punës në aplikacione si Whats upp apo Facebook”, thotë Linh Le, konsulente në “Elia management” në Paris. “Ti je në shtëpi, por nuk ndihesh si në shtëpi. Kjo përbën një kërcënim të madh në marrëdhëniet mes njerëzve”.

Le e bën të qartë se kompanitë janë në dijeni të këtij rreziku. “Djegia e punonjësit” ka të bëjë me stresin e fizik, psikologjik dhe emocional të krijuar nga pamundësia për të pushuar”.

Për më tepër që shumica e kompanive kanë nevojë që punonjësit e tyre të jenë kreative. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse je në pjesën më të madhe të ditës i angazhuar në punë.

Le përgëzon vendimin e një kompanie sigurimi në SHBA që u ka vendosur punonjësve monitorë gjumi dhe u jep bonuse nëse ata arrijnë që të bëjnë një gjumë të mirë në 20 net radhazi.

Në kompaninë parisiene “PriceMinister” që shet produkte online, shefi ekzekutiv, Olivier Mathiot, ka vendosur që të premten të mos të ketë email-e, që të inkurajojë punonjësit të bëjnë sa më pak komunikim dixhital.

Shumica e punonjësve të angazhuar në punë zyre apo kreative thonë se është e domosdoshme një shkëputje nga puna për rezultatshmëri.

Por francezët thonë që më shumë duhet edukim i drejtuesve të kompanive dhe punonjësve sesa ligje të tilla.

“Në Francë ne jemi kampionë të miratimit të ligjeve, por këto ligje nuk na bëjnë shumë punë, kur ajo çfarë duam është më shumë fleksibilitet”, tha Mathiot.

Anëtari i Partisë Socialiste, Benoit Hamon, e pranon se impakti i ligjit mund të mos jetë ai që hartuesit synojnë, duke qenë se nuk ka ndëshkime për ata që nuk e respektojnë. Kompanitë duhet që ta zbatojnë vullnetarisht.

Por gati çdokush në Francë e pranon se subjekti i ngarkesës në komunikim është një nga temat që duhet të jetë në axhendën e çdo punëdhënësi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: