Horoskopi

Horoskopi për datën 4 gusht 2014


horoskopiDashi

Luhatje humori, por emocione të forta do t’ju përfshijnë në mbrëmje prej një takimi shumë të veçantë. Një propozim interesant pune do t’ju bëhet nga persona të shenjës së Akrepit.

Demi

Shumë nga ju do të kenë mundësi të reja për të treguar vlerat dhe meritat e tyre. Ndërsa disa të tjerë do të përfitojnë nga raste të mira rikthimi në dashuri ose sqarime të rëndësishme.

Binjakët

Sot do të jeni jo në humor të mirë. Luftojini mendimet negative. Merruni me sport dhe me aktivitete të tjera. Diskutime për çështje parash. Evitoni lojërat.

Gaforrja

Dite aspak pozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Urani do iu nxite të debatoni me partnerin për gjithçka dhe të mos pranoni kurrsesi të toleroni.

Luani

Do të ruani një lidhje me forcë gjatë kësaj dite, sepse në fakt partneri do e ketë mendjen gjetiu. Gjeni mënyrën e duhur për ta mbajtur atë pas vetes.

Virgjëresha

Do të ndiheni mjaft mirë sot në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do të dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Të dy do i shprehni më tepër se kurrë ndjenjat.

Peshorja

Shikojeni dashurinë në një aspekt tjetër, do ta kuptoni se në këtë aspekt do të merrni më shumë buzëqeshje. Jini më të durueshëm dhe tolerantë. Përdorni maksimumin e diplomacisë.

Akrepi

Tregohuni sa më diplomatë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe gjeni mënyrën për ta joshur edhe më shumë partnerin. Mos u fiksoni më shumë te grindjet. Jeta kështu “harxhohet” kot.

Shigjetari

Perspektivat financiare do jenë shumë të mira gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do të shkojë sipas planeve, kështu që shfrytëzojeni ditën sa të mundeni.

Bricjapi

Nëse tregoheni paska më realistë në jetën tuaj në çift çdo gjë do të shkojë më së miri sot. Po ëndërruat më shumë sesa duhet do të përballeni me zhgënjime.

Ujori

Do të jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe do të mërziteni kur ai të mos ua plotësojë dëshirat. Nëse jeni lodhur shumë nga ai, mendoni të filloni një jetë tjetër.

Peshqit

Lidhja juaj do të konsolidohet mjaft gjatë kësaj dite. Do të flisni dhe do të bashkëpunoni pa fund me atë që keni në krah. Filloni të kërkoni punë dhe mos u dorëzoni nga “mbylljet e dyerve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button