Home / Te ndryshme / Familja shqiptare e “pushtuar” nga djalli

Familja shqiptare e “pushtuar” nga djalli

familja-shqiptare-e-ldquo-pushtuar-rdquo-nga-djalli_2_2_hdHistoria nisi kur babai dhe nëna kanë shoqëruar për në spital djalin e tyre 15 vjeçar me krahë të djegur. Por nuk është ende e qartë nëse djegia ishte shkaktuar aksidentalisht apo nga prindërit e tij me qëllim për ta “liruar” nga demonët.

Disa ditë më parë edhe një nga motrat e djalit 15 vjeçar u shtrua në spital për sëmundje mendore dhe për djegie gjithashtu.

Ndërsa, ekspertët e shëndetit duke u nisur nga gjendja e rëndë e dy prindërve, e panë të nevojshme për të lajmëruar forcat e policisë.

Sipas burimeve të policisë, të martën e kaluar, çifti shqiptar, i cili jeton në lagjen e Coianos, kërkoi ndihmë te pastori Nedo Mannucci, sepse babai ishte përfshirë nga dhimbje të forta dhe zhurma të çuditshme.

Pastori Mannucci që të qetësonte të gjithë familjen shqiptare ka bekuar shtëpinë, duke u premtuar se do të kthehej të nesërmen me ekzorcistin e Dioqezës së Pratos, Peshkopin William Wells.

Të mërkurën pasdite, familja nuk ka qenë në shtëpi, por ishte strehuar në katedrale nga ideja e pushtimit të djallit.

Ditën e enjte, peshkopi shkoi në shtëpinë e shqiptarëve për të kryer ritin e ekzorcizmit, por babai, nëna dhe fëmija ishin kthyer përsëri në katedrale.

E njëjta situatë ndodhi edhe të shtunën, por disa orë më vonë situata doli jashtë kontrollit dhe fëmija mbërriti në spital i djegur.

Të dy prindërit i janë nënshtruar trajtimit të detyrueshëm dhe të gjithë anëtarët e familjes tashmë janë shëruar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: