Home / Kosova / Thaçi bëri homazhe te varri i Tahir Mehës për 35-vjetorin e rënies së tij

Thaçi bëri homazhe te varri i Tahir Mehës për 35-vjetorin e rënies së tij

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe te varri i Tahir Mehës në Prekaz, për 35-vjetorin e rënies së tij.

Thaçi ka thënë se pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe shtypjes së dhunshme të demonstratave të studentëve dhe gjithë qytetarëve për Kosovën Republikë, rezistenca e Tahirit dhe familjes së tij ishte përgjigjja më e mirë e mundshme që në atë kohë mori uniforma shtypëse serbe në Kosovë, por edhe vetë sistemi komunist që shtypte qytetarët e Kosovës, i cili kishte burgosur dhe vrarë studentë kosovarë.

“Sot jemi këtu për të bërë nderimet më të larta institucionale, së bashku edhe me kryetarin e parlamentit. Këtë rezistencë do ta kujtojmë gjithmonë si komb dhe ato vlera të asaj rezistence vetëm sa do të rriten me kalimin e kohës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se vlerat e rezistencës i kemi gjetur edhe në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në idetë dhe projektin më madhështor dhe më të fuqishëm të kombit tonë, në luftën për çlirim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.