Home / Ekonomia / Ushqimoret, PAA: Bashkitë kanë përjashtuar shërbimin veterinar

Ushqimoret, PAA: Bashkitë kanë përjashtuar shërbimin veterinar

Pas publikimit në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel të rastit të një thertore në Kamëz, e cila therte kafshë të ngordhura, ka reaguar dhe Partia Agrare Ambiantaliste.

Sipas saj, është krijuar një vakuum ligjor për shërbimin veterinar.

“Me paaftësi të tejskajshme dhe papërgjegjshmëri përjashton shërbimin veterinar nga organika e strukturave të qeverisjes vendore duke krijuar vakum legjislativ me anë të ligjit nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen Vendore”, thotë Dritan Laçi, Kryetar i Departamantit të Sigurisë Ushqimore, Partia Agrare Ambientaliste.

Gjate ditës, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka drejtuar një letër të 61 bashkive të vendit, ku u kërkon zbatimin e rregullave strikte për tregjet e shitjes së mishit, në të kundërt ndaj tyre do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.