Kronika

Asambleja Parlamentare e NATO më 27 maj në Tiranë

Në fund të muajit maj do të zhvillojë për tre ditë me radhë në Tiranë punimet Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, do të presë për herë të parë punimet e një asambleje në të tillë nivele.
Lajmi u dha nga deputeti Pandeli Majko, i cili tha se rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATO-s, ato vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Europian, OSBE dhe Këshilli i Europës do të jenë të pranishëm në këtë Asamble.
Majko nënvizoi se zhvillimi i punimeve në Tiranë i kësaj Asambleje tregon ndryshimin e statusit ndërkombëtar të Shqipërisë.
“Gjatë tri ditëve do të diskutohet për sfidat e vështira që ka Aleanca në të ardhmen e afërt dhe të largët”, u shpreh ai.
Punimet e Asamblesë nisin më 27 maj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button