Home / Kronika / “Pranvera” përfundon me 6 të arrestuar

“Pranvera” përfundon me 6 të arrestuar

“Pranvera” ka përfunduar me 6 të arrestuar.

Bëhet fjalë për një operacion të policisë së Tiranës, që kishte si qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se dy persona janë kapur për llogari të Interpol Tirana.

Astrit Elezaj, 51 vjeç është dënuar nga gjykata e Milanos me 11 vjet e 6 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike.

Grigor Lamaj 45 vjeç është dënuar nga gjykata e Milanos gjithashtu, me 8 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale në bashkëpunim në ndihmë dhe favorizim prostitucioni.

Leonart Pajolli, 47 vjeç është arrsetuar pasi gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për përndjekje dhe veprime në kundërshtim me veprimet e gjykatës.

Robert Vila, 42 vjeç i mbeten dhe 2 vite e 1 muaj burg për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkim Methasani 43 vjeç dhe Eduart Methasani, 35 vjeç janë arrestuar në akuzën e mospagimit të taksave dhe fshehje të të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.