Ekonomia

Do te mbyllen 17 Universitete qe nuk plotesojne kriteret e licenses

 Mbyllen 17 Universitete në përfundim të kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që 13 universiteteve të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë. Po 13 është numri i Universiteteve që do të vijojnë aktivitetin normal por me kusht që rë plotësojnë mangësitë.

Foto ilustruese nga Universiteti Publik
Foto ilustruese nga Universiteti Publik



Studentët që ndjekin universitetet që janë mbyllur do të shpërndahen në universitete të tjera private apo shtetërore, gjithmonë duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë.

Të pafundme janë edhe çudirat e nxjerra nga ky raport, ku kanë rezultuar se kanë përfundur arsimin e lartë në shqipëri 900 studentë të huaj, por asnjë prej lëndëve nuk jepet në gjuhë të huaj, apo akoma më tej e pabesueshmja shkon kur ka rezultuar se ka studentë që kanë paguar studimin me dru zjarri. 

Bazuar te raporti universitetet janë ndarë në tre fasha bërë të ditur kryeministri Rama. 

“E para ata që përgjithësisht i plotësojnë kriteret, por që duhet të bëjnë ndonjë rregullim. Fasha e mesme ku universitetet ndalohen për të marrë studentë në vitin e parë dhe fasha e tretë që mbyllen dhe studentët merren përsipër për t’u adresuar në universitetet private apo publike të tjerë bazuar te kreditet që kanë marrë. Nëse grupi i kontrollit të arsimit nuk ka bërë shkak, kompania akredituese nuk ka shans të bëjë shaka. Ka shumë të mbetur në klasë vetë nga testi i ligjshëm i cilësisë.”-u shpreh Rama.

Prezantimi i sotëm i Kontrollit të Ministrisë së Arsimit që ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjit aktual, në muajin dhjetor do të pasohet nga akreditimi i cili që ka të bëj me cilësinë. Rama ka bërë të ditur se akreditimi do të kryhet nga një kompani private angleze.

Studentët që kanë përfunduar në universitetet që do të mbyllen nuk duhet të frikësohen pasi heqja e licencave nuk ka fuqi prapaveprues. Pra ata që kanë diplomë të këtyre Universiteteve do vijojnë ta mbajnë pasi do vijojë të njihet normalisht.

Propozimi për heqje licence
Akademia e studimeve të aplikuara Durrës
Akademia Pedagogjike Tiranë
Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë
Shkolla e Lartë “Amerikane e Tiranës”
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Kolegji Profesional i Sporteve Fier
Shkolla e Lartë “Iliria”
Kolegji Profesional “Argent” Shkodër
Kolegji Profesional “Medicon
Shkolla e Lartë private e “Edukimit”
Universiteti “Elite Justiniani I”
Universiteti “Planetar i Tiranës”
Universitetit “Kristal”
Universiteti “Vitrina”
Universiteti “Gjon Buzuku” Shkodër
Akademia e Ndërtimit Tiranë

Pezullim të aktivitetit
Albanian University
Wisdom University
Kolegji profesional Ivoclar Vivadent & Partners
Akademia Profesionale e Biznesit
ISAT
Kolegji Profesional “New Generation”
Pavarësia “Vlorë”
Hëna e plotë BEDER
Logos
Justicia
Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
Instituti Kanadez i Teknologjisë
Aldent

Vijim aktiviteti me kushte
Universiteti Europian i Tiranës
Zoja e Këshillit të Mirë
“Luarasi”
“Marubi”
“Marin Barleti”
“New York”
“Metropolitan”
“Epoka”
“Polis”
Shkolla e Lartë private Mesdhetare e Shqipërisë
Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald
Shkolla e Lartë “Nehemia”
“Tirana Bisness University”

Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla prezantuan raportin për Universitetet publike e private, ku pasqyruan situatën aktuale. Sipas këtij raporti 70.5% e institucioneve arsimore kanë probleme me kriteret ligjore bëri të ditur Nikolla ndërkohë që Rama bërë të ditur se nga muaji dhjetor do të nisë akreditimi i universiteteve nga një kompani serioze angleze. Në përfundim të fjalës së tij Rama u shpreh se ashtu siç janë zotuar kontrolli të cilësisë do i nënshtrohen të gjithë njësoj, duke pasur universitete që do shkojnë përpara sipas meritës. Ky kontroll mbyll një numër të konsiderueshëm universitetesh dhe programesh qoftë në shtet apo në privat.

Rama:Raporti, ka rezultuar se ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri
Gjatë fjalës së tij për raportin e Ministrisë së Arsimit, Kryeministri Rama u shpreh se pamja që ndeshim nuk lë vend për kënaqësi por ngjall trishtim dhe revoltë. Trishtim për mijëra familje që kanë investuar kursimet e tyre për t’i dhënë fëmijëve shkolla, por që i kanë derdhur paratë në këto skema piramidale, u shpreh Rama.

Sipas tij pavarësisht se kanë qenë të vetëdijshëm për të gjithë këtë situatë në Arsim e Lartë rezultatet e këtij kontrolli bazuar në legjislacionin në fuqi janë absolutisht rrëqethëse.

Për kryeministrin Rama është një rekord prej numri i lartë i profesioneve apo nënprefesione universitete plot 1432. “Një tjetër rekord në evropë, por mbase edhe botëror është se në 15 degë ku nota mesatare e të regjistruarve është nën 5,5.”- u shpreh Rama.
 
Abuzimi sipas Ramës shkon akoma edhe më tej ku janë dhënë 900 diploma për të huaj ndërkohë që nuk japer asnjë lëndë në gjuhë të huaj, apo kur ka rezultuar se ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri.

“Kemi arritur që të kemi regjistra kombëtar ku thuhet se 10 diploma i ka tërhequr shefi.”- tha Rama
 
Një tjetër fakt për degjenerimin e universiteteve është edhe profesionalizmi i pedagogëve që shpesh nuk kanë nivelin e duhur. Një shembull që ka dhënë Rama është se në Elbasan janë 6 persona që kanë vetëm diplomën bachelor dhe janë punësuar si pedagogë në një universitet privat. 
 
Rama: Akreditimi i Universiteteve çon në një nivel tjetër Arsimin e Lartë
Ne shkojmë në një nivel tjetër në akreditimin e universiteteve- u shpreh Rama lidhur me akreditimin që pritet të bëhet në muajin dhjetor nga një kompani private.

“Akreditimi është diçka krejt tjetër nga kjo që ka përfunduar nga ky raport. Ky është vetë një kontroll i domosdoshëm që Ministria e Arsimit duhet të bënte çdo vit, por që nuk e ka bërë askush prej shumë vitesh. Nëse do kishin bërë kontroll do kishin kursyer qindra miliona euro nga kursimet e familjeve shqiptare. Pas kësaj faze do të bëhet edhe akreditimi nga një kompani serioze angleze në dhjetor të këtij viti.”- tha Rama.

Rama:Qeveria e mëparshme blinte qetësi që të mos përballej me papunësinë e të rinjve
Më tej Rama u shpreh se Qeveria e mëparshme blinte qetësi që të mos përballej me papunësinë e të rinjve, duke krijuar edhe iluzionin te fëmijët se po bëhen inxhinierë apo doktorë.

“Qeveria e mëparshme blinte qetësi që të mos përballej me papunësinë e të rinjve. Duke krijuar edhe iluzionin te fëmijët se po bëhen inxhinierë apo doktorë. Ne nuk kemi ardhur në qeveri që të rrime rehat, por as të blejmë qetësi me xhepat e shqiptareve duke krijuar iluzione. Copa letra që paguhen me para por që nuk kanë asnjë vlere, përveç faktit që vlejnë për një të ardhme imagjinare. Përgjegjësi e jashtëzakonshme për ne që investimi i familjeve shqiptare të shkojë dëm. E paimagjinueshme në çdo vend normal.”- u shpreh Rama.

Nikolla:70.5% e institucioneve arsimore, probleme me kriteret ligjore
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë prezantimit të raportit mbi kontrollin në Arsimin e Lartë publik dhe privat ka bërë të ditur se 70.5% e institucioneve arsimore kanë probleme me kriteret ligjore. Gjithashtu ajo është shprehur se askush nuk do të cenojë diplomat e marra, por se nuk do të pranohen diplomat pa kritere.

“Është hartuar plan i qartë pune për situatën. Do të shqyrtohet çdo dosje e studenteve emër për emër për t’i qëndruar afër. Ishim futur qorrazi në një situate ku të gjithë humbasin. Prindërit humbasin lekët duke i çuar studentët në shkolla ku nuk përfitojnë dije. Studentët humbin paratë e familjes pa mësuar gjë. Shoqëria humbet kapital njerëzor.”-tha më tej ministrja e arsimit në fjalën e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button