Maqedonia

Pendarovski: Gruevski do të shkojë deri në fund, për ta kthyer autoritetin te partia!

Nikolla Gruevski është i vendosur të shkojë në zgjedhje më 5 qershor, i vetëm, jo vetëm ta rimarrë kontrollin e situatës politike në duart e tij, por edhe për të rikthyer integritetin dhe autoritetin në mesin e anëtarëve të saj, ka thënë profesori Stevo Pendarovski për “Free Press”.

‘Në fakt, njëherë zgjedhjet u anuluan. Nëse shtyhen edhe tani, dhe nëse ka datë të tretë për zgjedhjet, te anëtarësia e tij do të krijohet pakënaqësi dhe apati. Ata do të mendojnë, çka është puna me liderin tonë, kush është faktor. Prandaj do të shkojë deri në fund, për të fituar një shumicë absolute në zgjedhje, do të formohet qeveri njëpartiake dhe Kuvend dhe kështu në këtë mënyrë të sigurojnë pozicione më të mira në negociatat me bashkësinë ndërkombëtare për zgjedhjet e ardhshme në ndonjë datë të re. Ai nuk e fsheh se nuk do të ketë zgjedhje të reja, por në negociatat rreth tyre do të fillojë me pozicita më të qëndrueshme. Në këtë qeveri tashmë nuk ka kontroll të plotë, kurse në njëparti, do të jetë një sundimtar absolut’, tha Pendarovski.

Ai tha se Gruevski në muajt e ardhshëm nuk i diktonë zhvillimet politike në Maqedoni, ai nuk është mësuar në atë.

‘Ai don të urdhërojë. Muajin e fundit demokracia është në rrugë, nuk është në institucione që janë vetëm për zbukurim. Ngjarjet politike e diktojnë Revolucionin Laraman, kurse ai dëshiron të tregojë se ai është kryesori, dhe jo huliganët, ashtu siç i quan demonstruesit’, thekson Pendarovski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button