Home / Rajoni / Procesi kundër ”Agimit të artë” fillon brenda vitit

Procesi kundër ”Agimit të artë” fillon brenda vitit

aaa375Hetimi i 78 personave, përfshirë deputetë, anëtarë dhe përgjegjës të partisë greke pronaziste ”Agimi i artë”, të akuzuar për përkatësi në një organizatë kriminale do të përfundojë deri në fund të vitit. Hetimet disamujore të veprimtarive kriminale të partisë kanë përfunduar dhe gjyqtarët, Joana Klapa dhe Maria Dhimitropulu, i kanë dërguar dosjen e plotë prokurorit të Gjykatës së Apelit, Isodoros Dojakos, i cili është i ngarkuar me këtë çështje. Një komision i Apelit do të ketë fjalën e fundit në lidhje me një trajtim të mëtejshëm të të akuzuarve dhe procesin penal. Sipas medias greke procesi penal duhet të fillojë para fundit të vitit. Hetimi penal u nis pas vrasjes së aktivistit të majtë dhe të muzikantit Pavlos Fisas, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Athinë nga Jorgos Rupaqas, anëtar i ”Agimit të artë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: