Home / Teknologji / Iron Man s’është thjesht fantazi

Iron Man s’është thjesht fantazi

Saga e filmave Iron Man nuk është thjeshtë fantazi, por edhe një parashikim sesi mund të përshtatet teknologjia akoma më mirë për njeriun.

Dhe hapin e parë në këtë drejtim duket se e ka hedhur prodhuesi koreano-jugor i automjeteve, Hyunday.

Kompania ka prezantuar të ashtuquajturin ekzoskeletin e parë mekanik. Sigurisht që nuk fluturon, por është në gjendje që sipas komandës së dhënë prej njeriut të zhvendosë pesha të rënda shumëfish më të mëdha nga çdo mund të bënte një trup mesatar pa kostumin.

Ekzoskeleti është në fazën testuese ende dhe një produkt i projektit H-LEX (Hyundai Lifecaring ExoSkeleton) të Hyundai. Kompania thotë se synimi kryesor është që t’u vihet në ndihmë punonjësve në sektorët e industrisë së ndërtimit apo të tjera fusha ky përfshihet peshëngritja, por edhe të përshtatet për personat me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.