Home / Kosova / Gani Geci nga arratia tregon pse e vrau Ruzhdi Shaqirin

Gani Geci nga arratia tregon pse e vrau Ruzhdi Shaqirin

I dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirir, Gani Geci, ka folur për portalin “Rugova Press” nga arratia.

gani_geci

Ai ka shpjeguar ngjarjen në versionin e tij.

“Ditën kur Ruzhdi Shaqiri e ka kërcënuar redaksinë e gazetës ‘Bota Sot’, atë ditë me ka sha, më ka thënë kam me ta ** nanën, kam me ta ba ma zi se atyre, pyteni gazetarin N. Të “Bota Sot”, nga ajo ditë nuk e kam pa më, e sot ai ish ardhë në Skënderaj, unë kur kam hy në atë kafe (Qosh Bar) ai nuk ka qenë aty dhe duke dalë e kam pa, më ka sha, e ka çu dorën në allti edhe unë e kam nxjerrë shpejt krejt 5 sekonda kanë qenë në pyetje”, ka rrëfyer Geci ngjarjen për Rugova Press.

“Kërkoj prej Policisë së Kosovës dhe të EULEX’it ta pyesin N. Edhe Idriz Morinën. Unë kam mendu se u ardhë me m’vra edhe prej frike që po më vret pas shpine kam shti. Edhe rasti ka ndodhë në afekt as nuk e kam ditë që u ardhë as se kam pa, ai ka ardhë pas meje në atë kafe. Më vjen keq që ka ndodhë por ky është realiteti. Merreni numrin tim 044633335, vërtetoni SMS’të që m’i ka shkru dhe vërtetone. Pyeteni N, atij ia ka marrë telefonin dhe më ka e më ka kërcënu atë ditë që e ka kërcënu ‘Bota Sot”, ai ka qenë një person i varur nga droga edhe jam friku që po më vret. Edhe une do ti përgjigjem drejtësisë në çdo kohë por do pres derisa prokuroria e EULEX’it t’i merr hetimet dhe ta merr rastin në dorë”.

Geci ka thënë për Rugova Press:

“Ai ka qenë një vrasës me pagesë, Brahim Qorri më ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e Smajl Hajdarit e Tahir Zemës e në vrasjen e Haxhi Imerit dhe të Xhemajl Mustafës dhe i ka plagosur nëntë persona në Prishtinë edhe ka qenë normale me u friku dhe masi e ka çu dorën në prezë, kam shti”.

One comment

  1. spomuj me kuptu si ky Geci me 7 vllezerit gjithnji qenka qen ne vetmbrojtje po ky qen me 7 vllezrit kaqen klyshi Ibrahim Rugoves nji jaraan i Millosheviqit ktu policija e shtetit nese kemi shtet duhet ti likuidoj keto banda qe poerrezikojn sovranitetin e Republikes se Kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published.