Te ndryshme

Gati për lundrim kroçera sa 4 fusha futbolli

Kroçera më e madhe në botë, e barabartë me më shumë se 4 fusha futbolli në gjatësi me një kapacitet prej  6,780 pasagjerë ka ankoruar në Southampton të Anglisë për përgatitjen finale para lundrimit të saj inaugurues.

Një turmë e vogël njerëzish, duke përfshirë edhe disa të veshur akoma me pizhama përshëndetën në agim ankorimin e 800 million paundëve, por dhjetëra mijëra njerëz pritet të vizitojnë qytetin bregdetar këtë javë për të vizituar shkurtimisht anijen gjigante para se ajo të fillojë të transportojë pasagjerë me pagesë për herë të parë.

Me një ekuipazh prej 2100 personash nga 77 shtete të ndryshme, ky qytet lundrues  krenohet me 7 “lagje”, 23 pishina, 20 vend ngrënie , 52 pemë, me pista sërfi, me banakierë robotë dhe një kazino.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button