Qeveritare

Rama: Fund piramidave financiare në arsim, studentët do të kenë përkrahjen e ministrisë

Kryeministri Rama shprehet i vendosur për t’i dhënë fund tregut të diplomave false në Shqipëri. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se pas raportit të publikuar një ditë më parë mbi ligjshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë, reforma në arsim do të vijojë me përgjegjësi kombëtare. Rama shton se studentëve të universiteteve që mbyllen do t’u jepet një mundësi e dytë nga Ministria e Arsimit.

rama-1

Postimi i Ramës

RILINDJA E UNVERSITETIT KALON NGA SHEMBJA E ÇDO PIRAMIDE

Faqja e re që u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale. Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave false do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. Studentët e universiteteve që do të mbyllen do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Bashkëngjitur lista e plotë e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër.

lista e rames

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button