Home / Kronika / Kronika e zeze / Berat, burri vret gruan me mjete të forta

Berat, burri vret gruan me mjete të forta

Një krim brenda familjes tronditi Beratin mesditën e sotme. Një burrë ka vrarë gruan e tij me mjete të forta, pas një grindjeje të çastit. Ngjarja ndodhi në Urën Vajgurore, në familjen Zeqa. Tomor Zeqa, 46 vjeç, ka goditur të shoqen, Mimoza, 42 vjeçe, duke e lënë të vdekur.

policia

Kanë qenë komshinjtë e çiftit, të cilët pasi kanë dëgjuar britma, kanë shkuar në shtëpinë e bashkëshortëve Zeqa, ku kanë gjetur pa jetë 42-vjeçaren Mimoza.

Autori i ngjarjes mësohet se ka edhe precedentë të tjerë dhune. Sipas Ora News, në vitin 2008, pas një konflikti më të vëllanë, Gramoz Zeqo, Tomori i ka hedhur atij një granatë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: