Home / Te ndryshme / Bie “legjenda” Everest, mali më i lartë në botë në Ekuador

Bie “legjenda” Everest, mali më i lartë në botë në Ekuador

Të gjithë ata që janë mburrur se kanë ngjitur majën e Everest si më të lartin në botë duket se “u ka shkuar mundi dëm”, pasi sipas shkencëtarëve ai nuk është mali më i lartë.

Everest, i ndodhur në  Himalaje është mundur nga Chimborazo i cili ndodhet në Ekuador. Por megjithatë Everest është fitues nëse merret parasysh matja tradicionale është rreth 9 000 metra mbi nivelin e detit.

Por në fakt nuk rënditet as tek të parat, apo as edhe më pranë hapësirës. Mali ekuadorian është në krye të listës dhe kjo e gjitha për shkak të formës së tokës.

Everest del fitues vetëm nëse matja bëhet duke marrë parasysh nivelin e detit. Por ndërkohë nëse matja bëhet nga qendra e tokës, Chimborazo fiton lehtësisht dhe Everest nuk do të hynte dot as në 20 malet më të larta.
Ky rezultat vjen për shkak të formës së Tokës, e cila nuk është një sferë perfekte.

Kjo formë i jep një avantazh më të madh për të gjithë malet që shtrihen përgjatë vijës ekuadoriale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: