Politika

Reforma në drejtësi, Basha: Drafti ynë, në përputhje me Venecian

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për draftin e partisë së tij në lidhje me reformën në drejtësi. “PD ka draft të konsoliduar që do të përbëjë bazën e negociatave tona. Vizioni ynë është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, tha Basha.

“Opozita po tregon kredibilitet dhe vullnet për të ecur me reformën. I takonte mazhorancës që të hidhte këto hapa. Në lidhje me arkitekturën e sistemit, Venecia ka thënë se sistemi është i komplikuar dhe ka dyshime, por kanë takuar Xhafajn, i cili i ka siguruar për këtë. Dhe ata kanë thënë që do të jenë dakord me strukturën nëse palët politike bien dakord. Nuk është kaq e lehtë. Arkitektura e sistemit duhet të thjeshtohet për t’i shërbyer qytetarëve. Nëse duam vende pune me rrogë 6 milionë lekë në muaj për politikanët, dakord. Por kjo nuk është reformë në drejtësi”, shpjegoi Basha.

Në lidhje me skandalin e përgjimit, Basha tha prerë: “Kërkojmë transparencë nga ministri i Brendshëm, policia dhe kryeministri. Por ata duan mjegull. Largimi i Tahirit, parakusht për hetimin e këtij skandali”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button