Teknologji

Paratë në rrezik, “rikthehet” programi që vjedh nga bankomati

Kriminelët kibernetikë janë në gjendje të “detyrojnë” bankomatet që të vjedhin para nga depozituesi i bankës e t’ua shtojnë më pas llogarive të tyre.

Kriminelët kibernetikë jo vetëm që ekzistojnë, por specializohen për t’u bërë gjithnjë e më shumë të aftë dhe mbi të gjitha akoma edhe më të rrezikshëm.

Sipas një studimi të Kaspersky Lab, së fundmi është rikthyer një virus i quajtur Skimmer, i zbuluar fillimisht në vitin 2009 duke qenë i programi i parë që ka pasur si synim bankomatet.

Tani, pas 7 vitesh qetësie, kriminelët kibernetikë kanë filluar ta përdorin sërish këtë program.

Por qoftë kriminelët, edhe programi kanë evoluar, çka përbën këtë herë një rrezik më të avancuar për bankat dhe klientët e tyre në mbarë botën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button