Home / Sporti / S’ka suprizë! Skënderbeu, kampion i Shqipërisë

S’ka suprizë! Skënderbeu, kampion i Shqipërisë

Dy ndeshje, një titull, asnjë surprizë! Kampionati i diskutuar deri në javën e fundit, si rrallëherë në vitet e fundit, prodhon të njëjtin kampion, si në pesë sezonet e shkuara.
Në Vlorë Skënderbeu bëri detyrën dhe mposhti Flamurtarin vendas me rezultatin 0-2, ndërsa në Tiranë, Partizani, në dijeni të rezultatit në Vlorë, lëshon terren dhe humbet 2-1 me Teutën. Per Partizanin goli u shenua nga Xhevahir Sukaj.
Në Vlorë, korçarët treguan që në minutat e para të ndeshjes që nuk kishin ndërmend të bëjnë ‘dhuratë’ për Partizanit dhe në minutën e 8 Latifi shënon golin e avantazhit.
Në Tiranë, Partizani iu përgjigj me Sukajn në minutën e 36, që kaloi “të kuqtë” në avantazh dhe zhvendosi vëmendjen e tifozëve në Vlorë, në pritje të suprizës së Flamurtarit, që luante pa asnjë objektiv në këtë ndeshje.
Por në Vlorë lajmet e mbërritura nuk ishin ato të pritura nga tifozët e Partizanit. Në minutën e 51, Plaku shënon golin e dytë, që i jep më shumë siguri dhe qetësi në lojë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në kryeqytet durrsakët heshtën “Qemal Stafën”, kur gjetën golin e barazimit me anë të Lamçjas në minutën e 73-të dhe jo gjithçka do të mbaronte këtu, pasi “Djemtë e Detit” gjetën golin e dytë në minutat shtesë të takimit.
Kaq ishte deri në fund! Asnjë surprizë dhe fërshëllima përfundimtare e kampionatit i dha titullin e gjashtë radhazi Skënderbeut, të shtatin në histori, ndërsa për Partizanin ‘etja’ për titullin që mungon prej 23 vitesh, vazhdon të mbetet e pashuar.

Festa e titullit kampion do të zhvillohet nesër në Korçë.

Tre ekipet e para janë: “Skenderbeu”, “Partizani” dhe “Kukësi” të cilat do të marrin pjesë në aktivitet ndërkombëtare.

Rezultatet e tjera të ditës së sotme janë:

Vllaznia-Bylis  1-0

Kukësi-Tirana 2-1

Laçi-Tërbuni 0-0

Nga superorja zbresin “Bylis” i Ballshit dhe “Terbuni” i Pukës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: