Kronika

“Horror” në Shkodër, të miturat e jetimores, pre e abuzimeve seksuale

Katër punonjëse të jetimorës në Shkodër u arrestuan nga policia, bashkë me ish-drejtoreshën e kësaj qendre. Akuzat mbi to ishin ngritur nga prokuroria e rrethit për shpërdorim detyre, si dhe keqtrajtim të të miturve.
Por ajo çka është më e rënda në gjithë këtë histori është se, për shkak të neglizhencës së këtyre kujdestareve, tre të mitura kanë rënë pre e abuzimeve seksuale.
Skandali është zbuluar nga institucioni i Avokatit të Popullit. Në një raport që ky institucion i dërgoi prokurorisë vendore, të cilin e ka siguruar Top Channel, kishte deklarata tronditëse të fëmijëve të abuzuar seksualisht dhe fizikisht.
Fëmijët, që ishin marrë në intervista nga punonjës të specializuar të institucionit të Avokatit të Popullit, tregonin për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore. Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrikesh.
Vajza të mitura 10 vjeçe, të cilat detyroheshin me dhunë të lanin të gjithë institucionin e jetimores, sjellje të rënda dhe diskriminuese ndaj fëmijëve rom dhe dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj fëmijëve.
Raportit që përmban kushte tejet të rënda për jetimët i shtohet edhe abuzimi seksual i tre vajzave të mitura. Gjatë eksursioneve të bëra në Razëm dhe Velipojë, të organizuar nga jetimorja, i janë bashkuar grupit dy fëmijë të punonjësve të institucionit, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të miturat.
Duke qenë jashtë kontrollit të edukatoreve, ata kanë arritur të kryejnë abuzimet e tyre. Prokuroria e Shkodrës ndërmori menjëherë veprimet hetimore pas këtij raporti, nga të cilat rezultoi se të gjitha pretendimet e ngritura nga Avokati i Popullit rezultonin të vërteta.
Aktet e ekspertimit dëshmojnë se, tre vajzat e mitura janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Policia ekzekutoi menjëherë pesë fletarrestet e nxjerra nga prokuroria për ish-drejtoreshën dhe katër punonjeset e kësaj qendre. Ato janë identifikuar si:
A. Llazani, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër
R. Camaj, punonjëse e Qendrës
Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës
N. Rramolli, punonjëse e Qendrës
V. Marku, punonjëse e Qendrës

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili e “dënon me forcë” atë. “Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. çdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit”, thotë Klosi në profilin e tij në Facebook. Ai ka përfituar nga rasti që, “t’i kujtoj çdo bashkie përgjegjësinë prioritare për sigurimin e standardeve më të larta për trajtimin e fëmijëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button