Amerika

Rrëzohet avioni bombardues, SHBA: Ekuipazhi jashtë rreziku

Një avion bombardues B52 u rrëzua pak minuta pas ngritjes në fluturim në një bazë ushtarake në Guam. Ushtria amerikane bëri me dije se 7 anëtarët e ekuipazhit mundën që t’i shpëtojnë pa asnjë dëmtim këtij incidenti që ndodhi në bazën ajrore Andersen.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se po e trajtojnë ngjarjen si një aksident pasi nuk ka të dhëna për dicka tjetër. Avioni B52 ishte dislokuar në këtë ishull amerikan nga Dakota e Veriut si pjesë e pranisë amerikane në paqësor.

Autoritetet lokale në Guam gjithashtu thanë se nuk bëhet fjalë për një sulm, në përpjekej për të qetësuar banorët e trembur të ishullit.

Ushtria amerikane u shpreh se avioni u ngrit në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor dhe besohet se aksidenti është shkaktuar nga një defekt teknik.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se po merren masa për të minimizuar dëmet në ambient, por pa dhënë detaje të tjera.

Avionët B52, që njihen edhe si fortesat e Stratosferës, janë ende pjesë themelore e avioacionit amerikan edhe pas 60 viteve shërbim.

Qëllimi i tyre kryesor është garantimi i aftësisë sulmuese të zakonshme dhe bërthamore në çdo moment dhe kudo në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button