Home / Rajoni / Krijohet një qeveri e përkohshme deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme

Krijohet një qeveri e përkohshme deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme

ee163-533x350Presidenti bullgar, Rossen Plevneliev njoftoi sot krijimin e një qeverie të përkohshme ekspertësh të drejtuar nga juristi Gueorgui Bliznachki, që do të ngarkohet me menaxhimin e çështjeve në vijim dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor.

Profesor i së drejtës kushtetuese, Bliznachki, 57 vjeç, është një dissident i Partisë Socialiste. Ai mbështeti manifestimet e verës 2013 kundrejt qeverisë dalëse të teknokratit Plamen Orecharski, që mbështetej nga socialistët, e lidhur me oligarkinë sipas manifestuesve.

Nesër Plevneliev do të shpërbëjë zyrtarisht parlamentin, do emërojë një qeveri të përkohshme dhe do të publikojë një dekret mbi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor.

“Kjo qeveri do të emërojë për një mandat të dytë komisioneren evropiane Kristalina Georgieva, që aktualisht është komisionere për ndihmën humanitare dhe është paraqitur për të zënë vendin e Catherine Ashton në krye të diplomacisë evropiane”, theksoi presidenti.

Që prej vitit 2013, Bullgaria është prekur nga një paqëndrueshmëri politike e vazhdueshme. Vala e parë e manifestimeve kundër varfërisë dhe korrupsionit detyroi qeverinë e konservatorit Boiko Borissov të dorëhiqet në shkrut 2013.

Leave a Reply

%d bloggers like this: