ParlamentarePolitika

Rama- Berishës: Do ta votosh apo jo reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama replikoi sot gjatë seancës në Kuvend me paraardhësin e tij Sali Berisha duke e pyetur për Reformën në Drejtësi

“Sali, kam pyetjen e mërzitshme: Reformën, do ta votosh? Do ta lejosh apo jo PD-në ta votojë reformën?”, ishte pyetja që Rama i drejtoi Berishës.

“Mos u merr me qytetarin dixhital, se ua fute edhe këtyre të tjerëve mikrobin. Më shih në sy e më thuaj pse nuk e voton, pse PD nuk është në tryezën e Komisionit e të votojë draftin e miratuar nga Komisioni i Venecias?”, vazhdoi Rama.

Kryeministri iu drejtua Berishës më tej me pyetje që lidhen me sistemin e drejtësisë.

“Kjo është një pyetje retorike, sepse mjafton të shikosh se çfarë ndodh në gjykatë me atë majën e betonit që iu dha leja nga kryetari në detyrë i partisë tënde për të kuptuar se pse ti, i pari, personalisht, je krejt i painteresuar që gjyqtarët e prokurorët të përgjigjen një për një, sipas normave të përcaktuara nga projekti i Reformës, për të kaluarën e tyre, vendimet e tyre, paratë e tyre, si do ta pranosh ti këtë?”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button