Bota

Arrihet një armëpushim 72 orësh, ushtria izraelite tërhiqet krejtësisht nga Gaza

ee161Një armëpushim prej 72 orësh mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze, Hamas, i arritur me ndërmjetësinë e Egjiptit, hyri zyrtarisht në fuqi dje në mbrëmje në Rripin e Gazës.

“Pak minuta pas hyrjes në fuqi, disa predha u lëshuan nga territoret palestineze drejt disa dhjetëra qyteteve izraelite, ndërkohë që aviacioni izraelit zhvilloi sulme ajrore kundrejt disa zonave në Rripin e Gazës”, njoftoi një zëdhënëse e ushtrisë.

“Ushtria izraelite është tërhequr krejtësisht nga Rripi i Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit”, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë për gazetarët.

Sipas këtij zëdhënësi, Peter Lerner, “sipas direktivave të qeverisë ushtria izraelite do të pozicionohet jashtë Rripit të Gazës në pozicion mbrojtës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit”.

“Por ushtria do t’i përgjigjet çdolloj sulmi që do të vijë nga Rripi i Gazës”, theksoi zëdhënësi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button