Amerika

Sanders: Clinton, nuk ke fituar ende

“Hillary Clinton gabon nëse mendon se ka fituar zgjedhjet paraprake dhe kandidaturën presidenciale”. Ky është mesazhi i rivalit të saj Bernie Sanders për ish-Zonjën e Parë, e cila më herët deklaroi se ajo ishte padyshim e përzgjedhura e partisë.

Në një intervistë për CNN, Clinton tha se nuk ka asnjë mundësi që të mos fitojë kandidaturën. Por duket se Sanders nuk është aspak dakord dhe përmes zëdhënësit të tij, ai i kërkoi Clintonit që të mos nxitohet.

Duke kujtuar fitoret e fundit në zgjedhjet paraprake në shtete si Indiana, Virxhinia Perëndimore dhe Oregoni, Sandersi tha se është e qartë se zgjedhësit kanë shprehur rezervat e tyre ndaj Clintonit.

“Ne presim që votuesit në 8 garat e mbetura të shprehin sërish kundërshtimin e tyre ndaj Clintonit. Thuajse çdo sondazh kombëtar tregon se Sandersi është shumë më mirë se Clintoni ndaj Donald Trumpit dhe kjo bën të qartë faktin se miliona amerikanë kanë dyshime gjithnjë e në rritje për fushatën e Clintonit”, deklaroi zëdhënësi i Sandersit.

Në fakt, sipas sondazheve, Sandersi udhëheq ndaj rivalit republikan Trump me 11,4%, ndërsa Clinton është para miliarderit me vetëm 3%. Sandersi konfirmoi se do të qëndrojë në garë deri më 14 qershor, që është edha data e garës së fundit elektorale brenda Partisë Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button