Bota

Gjyqi ndaj Salah Abdeslam

Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, mbërriti në një gjykatë të kryeqytetit francez për seancën e tij të parë dëgjimore, i shoqëruar nga forca të policisë ushtarake, njësi të forcave elitë dhe një helikopter që fluturonte mbi kokat e tyre.

Autoritetet shpresojnë fort që 26-vjeçari të hedhë dritë mbi detajet e sulmeve që tronditën Francën në muajin nëntor e kushtuan 130 jetë njerëzish e të ofrojë po kështu të dhëna që mund të ndihmojnë policinë të bjerë në gjurmët e anëtarëve të tjerë të celulës, të cilët janë në arrati.

Për muaj të tërë, Abdeslami ishte njeriu më i kërkuar i Europës, deri në gjetjen dhe arrestimin e tij në 18 mars, në lagjen problematike Molenbeek të Brukselit, ku ishte rritur. Një nga pyetjet me të cilat do të përballet sot vjen nga avokati i të afërmve të viktimave, Gerard Chemla.

“Është diçka për të cilën gjithmonë e pyes veten: si kthehet një njeri në Salah Abdeslam? Si mund të shndërrohesh nga një keqbërës i vogël rrugësh në një kriminel që vret njerëz masivisht? Dhe nuk jam i sigurtë nëse ai e ka përgjigjen e kësaj pyetjeje. Ajo që familjarët duan është që atij t’i tregohet se çfarë ka bërë, që ai të kuptojë dhimbjen e shkaktuar dhe të marrë në këmbim jo hakmarrje, por drejtësi”, tha avokati.

I transferuar në Francë nga fundi i prillit nën masa të forta sigurie, Abdeslami është mbajtur që prej atëherë në burgun Fleury-Merogis, në juglindje të kryeqytetit francez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button