Home / Teknologji / Muzika kundër Youtube

Muzika kundër Youtube

Konsumi i muzikës vit pas viti sa vjen e shtohet dhe për këtë një ndihmë të madhe ka dhënë edhe teknologjia.

Sot mjafton një kompjuter apo një pajisje në gjendje që ka akses në internet dhe mund të dëgjosh këngën apo rrymën tende të preferuar muzikore.

Por rritja e konsumit muzikor ka qenë në përpjestim të zhdrejtë me të ardhurat e siguruara nga këngëtarët dhe për këtë të gjithë e kanë një fajtor; Youtube.

BPI, që harton statistikat mbi konsumin muzikor dhe të ardhurat e siguruara nga kjo industri, thotë se për vitin 2015 pati një rritje me 82 përqind të klipeve të luajtura në Youtube, por të ardhurat për autorët e muzikës u rritën në vetëm 0.4 përqind.

Pjesa më e madhe e videove muzikore ngarkohe në Youtube nga kanali Vevo, një ndërmjetës që ka një marrëveshje me Google. Këtu janë të shumtë ata që ngrenë pyetjen nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të ngritur keq, e që duhet të rishikohet?

Për Geoff Taylor ky është problem më i vogël. Së pari, sipas tij, duhet të ndryshohet legjislacioni në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Deri më tani, personat që ngarkojnë video muzikore që shkelin të drejtat e autorit nëpër rrjetet sociale nuk paditen. Ai thotë se është i domosdoshëm një ndryshim që do të lejonte padinë për këto shkelje.

“Muzika po ndihmon në rritjen e YouTube, por YouTube nuk po shpërndan fitimin me muzikantët”, dekaroi Geoff Taylor, kreu ekzekutiv i BPI.

Leave a Reply

%d bloggers like this: