Teknologji

“Here and Now”

Mirësevini në Grand Station në Nju Jork. Ky është vendi i përzgjedhur nga Facebook për të realizuar videon e vet të parë 360 gradë.

Videoja titullohet “Here and Now” dhe është realizuar përmes një kamere të prodhuar nga vetë gjiganti i rrjeteve sociale, një Surround që kushton 20 mijë dollarë.

Për të xhiruar “Here and Now” janë dashur tre ditë filmimi dhe dy orë orë mbylljeje të hollit qendror të stacionit. 20 aktorët dhe 500 kalimatarët janë filmuar me rezolucion 6K, ndërsa ambient dhe detajet e tjera janë në 4K, cilësi që garantojnë një pamje thuajse reale, e që nuk është çudi të huazohet edhe nga kinemaja.

Videoja mund të shihet përmes platformave të realitetit virtual Gear VR dhe Oculus, por është menduar dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që ta shohin përmes telefonit të vet inteligjent duke e rrotulluar atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button