Home / Te ndryshme / Të krijohet një shtet i vetëm në Skandinavi

Të krijohet një shtet i vetëm në Skandinavi

Edhe nëse të tria vendet skandinave do të bëheshin një, Prodhimi i Brendshëm Bruto i tyre nuk do të ishte në një sasi të madhe, megjithatë, ato do të ngriheshin disa pozicione në renditje dhe GDP-ja i shtetit të ri do të kishte një potencial më të madh për rritje

Vendet skandinave të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës njihen anembanë botës për standardin e lartë të jetesës dhe dizajnin e mobilieve elegante shtëpiake.

Por të gjitha këto vende e kanë një problem. Popullsia e secilit shtet nuk wshtw shumë e madhe. Madje, ato mund të jenë më të vogla sesa mendohet. Suedia, vendi më i madh i Skandinavisë, ka rreth 9.5 milionë banorë, jo më shumë sesa kryeqyteti i Anglisë, Londra.

Ndërsa si Danimarka, ashtu edhe Norvegjia, kanë gati gjysmën e popullsisë së Suedisë.

Ndoshta numri i popullsisë nuk duhet që të përbëjë ndonjë rëndësi të madhe, por për disa skandinavë kjo është një çështje serioze.

Në një intervistë të fundit me gazetën “Göteborgs Posten”, biznesmeni norvegjez Petter Stordalen, pasuria neto e të cilit shkon në 1.5 miliardë dollarë, sugjeroi se të tria vendet duhet që të bashkohen mes tyre e të krijojnë një shtet të vetëm skandinav të unifikuar.

“Imagjinoni se çfarë vendi i madh ne mund të ishim bashkë”, tha Stordalen, i cili pasurinë e tij e bëri falë pasurive të paluajtshme dhe hotelerisë.

Kjo ide solli një përzierje reagimesh, skepticizëm dhe mbështetje nga skandinavët.

Miliarderi norvegjez këtë situatë e shikon nga pikëpamja e një biznesmeni.

“Në Suedi janë rreth 10 milionë persona. Në Norvegji dhe Danimarkë ka nga rreth 5 milionë në secilin vend. Një shtet me 20 milionë banorë do të ishte më mirë, nëse këtu bëhet fjalë pwr të shitur makina, aeroplanë apo inovacion”.

Ky argumentim ka pak sens, duke qenë se Suedia ka një popullatë sa 1/8 e Gjermanisë, që është motori i ekonomisë europiane.

Edhe nëse të tria vendet skandinave do të bëheshin një, Prodhimi i Brendshëm Bruto i tyre nuk do të ishte në një sasi të madhe, megjithatë, ata do të ngriheshin disa pozicione në renditje dhe GDP-ja e shtetit të ri do të kishte një potencial më të madh për rritje.

Por kjo ide nuk duhet mbështetur vetëm tek ekonomia. Stordalen vuri në dukje se të tria kombet kanë një histori të përbashkët, me gjuhë të përafërta dhe me referenca kulturore të ngjashme.

Të tria shtetet dikur ishin pjesë e unionit të Kalmar-it, që në kulmin e tij përfshiu edhe Finlandën dhe Islandën.

Më vonë, Norvegjia u bashkua me Danimarkën, e më përpara se të bashkohej me Suedinë.

Por ka pasur ngjarje të tjera historike ku vendet kanë qenë bashkë, si lëvizja “Skandinave” në shekullin e 19 dhe më vonë lëvizja “Nordike”.

Por rëndësia e lidhjeve skandinave dhe nordike është zvogëluar disi nga Bashkimi Europian, ku Suedia dhe Danimarka janë pjesë, por jo Norvegjia dhe NATO (Aleanca Atlantike Veriore), ku Norvegjia dhe Danimarka bëjnë pjesë, por jo Suedia.

Pastaj është fakti që Danimarka dhe Norvegjia u pushtuan nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse Suedia zyrtarisht shpalli asnjanësinë. Madje ajo kohë, edhe në ditët e sotme ngjall një lloj shije negative te popujt.

E pavarësisht kësaj, në mediat sociale ka pasur mbështetje për këtë ide. Në fanpage-n e gazetës “Göteborgs Posten” në Facebook, përdoruesit duket se ishin pro bashkimit, për aq kohë sa qyteti suedez i Gotenborgut të ishte kryeqyteti i shtetit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.