Sporti

Shqipëria në Euro 2016 Jashtë Salihi, në Francë shkon Rashica

Giani de Biasi ka lënë pak supriza për në momentin e fundit; shumë pak prej futbolistëve që kanë bërë eliminatoret ngelën jashtë skuadre, ndërsa edhe një herë tjetër në filozifinë e trajnerit italian ka mbizotëruar aspekti emotiv: përpara shpalljes së listës ai ka lexuar një tjetër mesazh karikimi, që më parë ua ka dërguar edhe futbollstëve.

Janë 27 futbollistët që trajneri italian de Biasi ka përzgjedhur për grumbullimin që straton të hënën në Austri dhe në parantezë të publikimit të saj trajneri i natyralizuar shqiptar është shprehur se “nuk është momenti që të më pyesni për ata që nuk kam marrë, por për t’ju thënë se zgjedhet janë bërë që në këtë evropian të shkojmë më futbollistët që kanë kondicionin më të mirë fizik dhe janë të gatshëm për të përballuar psikologjikish këtë aktivitet, që do të jetë unik, pse jo i papërsëritshëm prej shumë prej nesh”, deklaroi trajneri de Biasi.

Listës së futbollistëve i mungon padyshim emri i Hamdi Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili mberi jashtë listës së sulmuesve. Vendin e tij në këtë listë e ka zënë Milot Rashica, sulmuesi që luan në kampionatin holandez me Vitesen.

Jashtë listës paraprake ka mbetur dhe shumëipërfoluri Alban Meha, ndërsa janë konfirmuar të rinjtë Veseli dhe Rrahmani. Trajneri ka konfirmuar se Xhaka ka një problem fizik, por që mund të rikuperohet në kohë për finalet. Memushaj do të shkëputet nga grumbullimi për të luajtur një ndeshje me ekipin e tij në Itali Pescara.

Shqipëria në grumbullimin e saj në Austri do të zhvillojë 2 takime miqësore me Ukrainën dhe Katarin.

Lista paraprake

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi.

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli.

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi.

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button