Sporti

Schumacher po reagon, e konfirmon Montezemolo

“Michael Schumacher ka filluar të reagojë dhe vendosmëria e tij mund ta nxjerrë jashtë nga kjo situatë”. Kështu është shprehur ish-presidenti i Ferrarit dhe një nga miqtë e tij më të ngushtë në karrierën e tij si pilot i Formula 1, Luca di Montezemolo. Në një intervistë për CNN, ish-shefi i kokëkuqes u shpreh shenjat e mira kanë filluar të duken.

“Jam shumë i kënaqur që mesoj se po reagon. Unë e di sa i fortë është Schumacher”, është shprehur Montezemolo. “Jam shumë i sigurt se vendosmëria e tij do të jetë decisive për ta nxjerrë nga kjo situatë shumë e vështirë. Dhe unë e shpresoj këtë gjë vërtetë”, deklaroi Montezemolo, që e përcakton Schumin si “piloti më i madh në historinë e Ferarrit”.

Schumacher vijon fazën e vështirë të rehabilitimit pas aksidentit të shkaktuar në Meribel në dhjetor të vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button