Kronika

Themelko, Kreu i Pustecit: Më amnistoi presidenti maqedonas Ivanov

Edmond Themelko, kryetari i Bashkisë Pustec nuk e pasaqyroi në deklaratën e dekriminalizimit, hetimin dhe shoqërimin që i ndodhi në fillim të këtij viti në Maqedoni.
Kryebashkiaku i bashkisë së vogël me popullsi minoritare maqedonase, në Qarkun e Korçës e dorëzoi të bardhë dëshminë e tij.
“Nuk kam qenë i akuzuar, por ndaj meje ka patur dyshime në procesin e quajtur Titanik në fillim të hetimit të këtij procesi që u bë në Maqedoni. Duke parë vendimin dhe dekretin e Presidentit Ivanov, nxorri një amnesti dhe e quajti të kundraligjshme këto dyshime ndaj meje”, thotë ai.
Themelko u shoqërua nga policia maqedonase me urdhër të Prokurorisë Speciale në Shkup i akuzuar së bashku me disa zyrtare maqedonas për çështjen “Titaniku”.
Ata u akuzuan se kishin bërë manipulime në zgjedhje sepse Prokurorisë i rezultuan që 500 shtetas shqiptarë nga Pusteci dilnin se votonin në Maqedoni.
Por sipas Themelkos, çështja u mbyll nga Presidenti maqedonas Ivanov me amnistinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button