Politika

Idrizi rizgjidhet në krye të PDIU-së, merr 71 përqind të votave

Shpëtim Idrizi është rizgjedhur në krye të PDIU-së, ndonëse jo me përqindjen që jemi mësuar të shohim në zgjedhje të këtij lloji brenda partive në Shqipëri.
Idrizi ka siguruar 72.4 përqind të votave, ndërsa rivali i tij në këtë garë, Halil Hyseni ka marrë 27.6 përqind.
Anëtarja më e re e PDIU-së, Mesila Doda dha rezultatet dhe vlerësoi procesin si një akt ushtrimi demokracie.
“Procesi i votimit nisi në orën 8-të në të gjithë vendin dhe nuk u shënua asnjë incident. Në disa degë të vendit, procesi u shty për shkak të radhëve të gjata të votuesve dhe përfundoi në të gjithë vendin në orën 18:40. Procesi u administrua nga më shumë se 200 anëtarë të komisioneve vendore të zgjedhjeve, të cilëve u jemi mirënjohës për përkushtimin dhe seriozitetin e procesit’, tha Doda.
Në total, PDIU thotë se ka votuar 81 përqind e anëtarësisë së saj.
Numërimi i kutive për kryetar ka përfunduar në të gjithë vendin. Ndërkaq, numërimi vijon për kryetarët e degëve dhe për delegatët në Kongres.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button