Ekonomia

Pensionet private, fitime nga bonot e thesarit

Investimet

bonoteprivatizimitFondet e pensioneve private i realizojnë fitimet përmes investimeve në bonot e thesarit dhe shumë pak në depozita kursimi. Vetëm 1.25% e fondeve u investuan si depozita, ndërsa pjesa tjetër u përdor për blerje bonosh dhe obligacione të qeverisë. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tri fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të muajit të kaluar tregon një total asetesh nën menaxhim prej 535,87 milionë lekësh, me një rritje prej afro 99,84 milionë lekësh (22.90%). E shprehur në euro, totali i aseteve nën menaxhim është 3,82 milionë euro, e llogaritur sipas kursit të Bankës së Shqipërisë. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30 qershor 2014 ishte 8385 anëtarë duke shënuar rritje prej 6.31% krahasuar me fundin e vitit 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button