Politika

PD, Alibeaj: Rama-Tahiri, asnjë përgjigje për përgjimet

Kryetari i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar këtë të hënë se, krimi në vazhdon aktivitetet i pashqetësuar, ndërkohë që nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm nuk ka asnjë përgjigje për përgjimet e paligjshme.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj ka nënvizuar se, opinioni publik pret zbardhjen e ngjarjes.

“Çfarë po ndodh me pajisjen e përgjimit? Ku gjendet ajo? Pse qeveria nuk paraqet dot një dokument ku tregohet se pajisja ka hyrë në territorin tonë në një datë të caktuar dhe është regjistruar? A vazhdon të përgjojë Saimir Tahiri për interesat e tij? Këto janë shqetësimet që ka sot opinioni publik në vend”, ka thënë Alibeaj.

Ai ka theksuar se, edhe pse Partia Demokratike e denoncoi këtë “krim shtetëror” dhe kërkoi përgjigje e transparencë, ende Rama dhe Tahiri nuk japin asnjë sqarim.

“Edhe në komisionin e Sigurisë Kombëtare, në seancën dëgjimore, Tahiri vetëm sa e thelloi skandalin, duke u përpjekur t’ua hedhë përgjegjësinë vartësve të tij dhe doganierëve”, ka thënë Alibeaj.

Sipas tij, sa më shumë ditë kalojnë, “aq më shumë thellohet kjo paligjshmëri, aq më shumë pasoja sjell kjo shkelje brutale e ligjit dhe e të drejtave themelore të qytetarëve”.

“Prokuroria është në një thirrje historike për të zbardhur sa më shpejt skandalin. Sytë e mbarë opinionit publik janë drejtuar nga hetimi që ajo po kryen. Për të vënë ligjin mbi përgjimin e paligjshëm. Për të vënë përgjegjësit para drejtësisë”, ka vijuar Alibeaj.

Ai ka theksuar se, “siguria kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut nuk janë dhe nuk mund të jenë peng i Saimir Tahirit”.

“Por ai dhe vartësit e tij të kapur e pengojnë hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nuk mund të ketë drejtësi për këtë çështje e hetim të plotë e të pandikuar me Tahirin në detyrë. Ndaj ai duhet të largohet që krimi të zbardhet, që e vërteta të dalë në shesh”, ka shtuar Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button