Kronika

Sezoni turistik/Beqaj: Shërbimi shëndetësor i urgjencës, i organizuar

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-ne-spitalin-Shfeqet-Ndroqi1-579x350Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj inspektoi ditën e sotme shërbimin e urgjencës mjeksore në katër qendra të përkohshme  të ngritura për sezonin turistik në zonën e bregdetare.

Ministri Beqaj gjatë inspektimit ishte i shoqëruar nga Drejtor i DSHP Durrës, Dr. Kristo Huta dhe Sulejman Ibrahimi, Kryetar i Komunës së Ishmit , në  zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës, Plazhin e Durrësit, Maminasit dhe Gjirit të Lalzit në Rrethin e Durrësit.

“Risia këtë vit është që shërbimi shëndetësor i urgjencës për sezonin turistik është shumë më i organizuar,” tha për mediat e pranishme Dr. Huta, duke shpjeguar se me këtë nismë të ministrisë, “janë hapur katër ambulanca, në bashkëpunim me shërbimin e emergjencave lokale dhe asistencën e pushtetit vendor, përkatësisht në zonën e Shkëmbit të Kavajës, atë të Stacionit të Hekurudhës, Maminas dhe Gjirin e Lalzit, me personelin, barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme, të cilat mbulojnë me shërbim të gjithë zonën e bregdetit”.

Ndërsa Ministri Beqaj tha se kjo vizitë inspektuese u organizua për të parë se sa të gatshme janë strukturat e ofrimit të shërbimit të urgjencës mjekësore në zonën e bregdetit të rrethit të Durrësit. “Ne kemi krijuar një sistem me disa struktura në mjedise të përkohshme të urgjencës përgjatë vijës së bregdetit duke filluar që nga Velipoja e duke shkuar deri në Ksamil” , tha ministri.

“Sot bashkë me drejtuesit e shëndetësisë në Durrës vizituam katër qendrat shëndetësore në zonën bregdetare të Durrësit,” tha më tej Beqaj, duke shtuar se “është momenti për të falënderuar në rradhë të parë mjekët dhe të gjithë personelin që shërben në këto qendra, të cilët punojnë me orare më të gjata, edhe në shërbim 24-orësh.

“Ajo çfarë bëjmë ne përfaqësuesit e të gjithë institucioneve publike, qendrore apo vendore, janë në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik,” – tha ministri, duke shtuar se “Shqipëria i ka potencialet e turizmit, i ka ende të fjetura, por padyshim, që të zhvillojmë një turizëm cilësor, duhet që operatorët turistikë, këto operatorët e mëdhenj që e kanë me interes turizmin në Shqipëri, të kenë minimumin e një garancie për plotësimin e nevojave emergjente, ku edhe shëndetësia është një nga sektorët e rëndësishëm në këtë drejtim”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button