Bota

Erdoğan dhe Merkel takohen në Stamboll

Presidenti Erdoğan dhe kancelarja Merkel u shprehën se sulmet e regjimit të Asadit dhe zhvillimet e fundit në Halep do ta përkeqësojnë edhe më shumë çështjen e refugjatëve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi takime dypalëshe gjatë Samitit Botëror Humanitar, në Stamboll. Sipas të dhënave të siguruara nga burime të presidencës, në takimet që Erdoğan i zhvilloi gjatë samitit me zyrtarë të lartë si me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me  Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon u diskutuan tema si çështja e Sirisë, lufta kundër terrorizmit, drama e refugjatëve dhe Plani Operacional Turqi-BE.

Në takimin mes presidentit Erdoğan dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, u arrit marrëveshje që të zhvillohen takime me organizatat e BE-së për të bërë një vlerësim të detajuar që do të përfshijë prioritetet dhe ndjeshmëritë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit në kuadër të liberalizimit të vizave. Presidenti Erdoğan dhe kancelarja Merkel u shprehën se sulmet e regjimit të Asadit dhe zhvillimet e fundit në Halep do ta përkeqësojnë edhe më shumë çështjen e refugjatëve, duke theksuar më tej se është e një rëndësie të lartë fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në çështjen e Sirisë.

Gjithashtu vëmendje tërhoqën deklaratat se Plani Aksionar Turqi-BE ka filluar të japë frytet, kalimet e jashtëligjshme janë zvogëluar dhe se në këtë çështje është e nevojshme të vazhdohet bashkëpunimi.

Duke e falënderuar Turqinë për organizimin e Samitit Botëror Humanitar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tërhoqi vëmendje se në Stamboll u organizua samiti më i madh pas atij të New York-ut. Sa i përket çështjes së Sirisë, Erdoğan rikujtoi rëndësinë e krijimit të zonave të sigurisë të pastruara nga terrori, ndërkohë që Ban theksoi nevojën për ruajtjen e armëpushimit në mënyrë që të arrihen rezultate nga bisedimet e Gjenevës.

Në takimet dypalëshe, presidenti Erdoğan me theks të veçantë tha se Turqia nuk do të bëj asnjë kompromis në luftën kundër terrorizmit. Duke theksuar se Turqia është vendi më i ndikuar nga lufta në Siri dhe vendi që është renditur në radhët e para në luftën kundër DAESH-it, Erdoğan tha se është e nevojshme që barra dhe përgjegjësia që e mbartin të ndahet në mënyrë të drejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button