Kronika

Itali, 6 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari pas ndjekjes nga policia

cocaina-320x240Transportonte më shumë se 6 kilogramë kokainë të pastër në çantën e kompjuterit të tij. Për këtë, karabinierët e Romës, kanë arrestuar mbrëmë një shqiptar 25-vjeçar, të njohur nga forcat e rendit, i cili banonte në Ankonë.

Ato që ka ngjalluar dyshime për policinë, kanë qenë manovrat e tij të çuditshme me makinë rreth 100 metra larg një patrulle të vendosur për kontroll në zonën e Tor Sapienza.

Pasi kanë aktivizuar sirenat, makina e shqiptarit është larguar menjëherë, duke bërë një garë të vërtetë ndjekjeje me policinë nëpër rrugët periferike të kryeqytetit italian, e cila përfundoi në rrethinat e Gra në rrugën “Prenestina”, ku arritën ta bllokojnë.

Gjatë kontrollit vjen dhe zbulimi: në një çantë të thjeshtë për kompjuter, karabinierët gjetën 6.2 kilogramë kokainë të pastër. Droga ishte e destinuar për të furnizuar për shumë kohë tregun roman, pasi ishte e ndarë në 15.000 doza, me vlerë shitjeje që shkon rreth 750.000 euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button