Kronika

Identifikohen vrasësit e dyshuar të Elton Çiços

Jani Alia dhe Renato Milloshi, djali i ish-kyetarit të ndjerë të Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Elton Çiços rreth 3 javë më parë në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjykjata vendosi masën e arrestit në mungesë, ndërsa është vënë një shpërblim prej 500 mijë lekësh për këdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre. Policia publikoi fotot e të dyshuarve si vrasës, por nuk dha shpjegime se cilat ishin motivet e vrasjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se pista kryesore është prishja e mundshme e pazareve të drogës. 36-vjeçari Renato Hysni Milloshi rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje si dhe ka qenë i skeduar për trafik droge, ashtu si dhe 39-vjeçari Jani Alia, i cili para pak kohësh i shpëtoi një atentati në Gjirokatër, pasi plumbat e zunë në dorë.
Ndërkohë, në lidhje me vrasjen e Elton Çiços aktualisht në burg janë edhe polici Alban Trimi dhe mjeku Redjan Rraja, të cilët ishin në tavolinë në momentin e ngjarjes dhe akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi dyshohet se kanë fshehur pistoletën dhe celularët e viktimës.
Sipas policisë, Jani Alia dhe Renato Milloshi janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button