Sporti

Allegri: Pogba do të luajë më në sulm

allegri-pogba-do-t-euml-luaj-euml-m-euml-n-euml-sulm_hdMenaxheri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ai planifikon t’i japë një rol më sulmues mesfushorit Paul Pogba gjatë këtij sezoni, në tentim për të sjellë një futboll më atraktiv në Juventus Stadium.

“Do të përpiqem ta shfrytëzoj Pogban më në sulm. Ai është një prej lojtarëve të rinj më të mirë në botë, me aftësi të mëdha teknike dhe fizike”.

“Por, edhe pse e them këtë, ka ende shumë hapësirë për përmirësim të tij”, ka thënë Allegri.

Pogba si edhe bashkëlojtari i tij Arturo Vidal janë lidhur vazhdimisht me një largim nga Italia këtë verë, por Allegri dëshiron t’i mbajë të dy në Torino.

“Vidal dhe Pogba janë të ngazëllyer që janë këtu dhe unë jam i ngazëllyer që do të jem trajner i tyre”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button