Teknologji

Pentagoni, ende me disketa

Sektori i armëve bërthamore në Shtetet e Bashkuara vazhdon të përdorë sistemin e vjetëruar të viteve 1970 dhe disketat. Një raport qeveritar tregon se Pentagoni është njëri prej disa departamenteve ku rrjeti i trashëguar lipset të ndryshojë urgjentisht.

Nga paratë e taksapaguesve, kujton dokumenti, shpenzohen 61 miliardë dollarë në vit për mirëmbajtjen e teknologjive të vjetëruara të cilat rezultojnë goxha të kushtueshme.

Sipas ekspertëve, shuma në fjalë është tre herë më e lartë sesa investimet në sistemet moderne të IT-së.

Pikërisht këto pajisje të vjetëruara që koordinojnë raketat balistike ndërkontinentale, bombat bërthamore dhe anijet çisternë përdor aktualisht Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Për ta përmbledhur në dy fjalë, “sistemi vazhdon të përdoret sepse ende funksionon”, i tha agjencisë së lajmeve “AFP” zëdhënësja e Pentagonit, Valerie Henderson.

Megjithatë, për të zgjidhur problemet që mund të burojnë nga vjetërsia e tyre, deri në fund të 2017-s, disketat, shtoi ajo, do të zëvendësohen me pajisje të sigurta dixhitale.

Sipas raportit, Pentagoni ka në plan ta modernizojë të gjithë sistemin në fjalë brenda vitit 2020.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button