Sporti

Van Gaal lëshon lëvdata për Rooneyn

van-gaal-l-euml-shon-l-euml-vdata-p-euml-r-rooneyn_hdMenaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, është i ngazëllyer ma paraqitjen e Wayne Rooneyt në fitoren 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e Champions Cup.

Pas një pjese të parë të qetë në stadiumin Sun Life në Miami, Rooney shënoi rikthimin e United me një gol të bukur, të pestin e turneut, që i dha atij titullin e lojtarit më të mirë të turneut.

“Ai gjithmonë është fitues. Mendoj se ai meritoi ta fitojë çmimin pasi ai bëri shumë asistime dhe shënoi gola. Por ne po ashtu u mbrojtëm mirë – ka shumë mbrojtës të cilët po ashtu mund të ishin zgjedhur lojtari më i mirë i garës”.

“Për Rooney, goli ishte shumë i rëndësishëm. Ishte një gol i mahnitshëm. Ju e shihni sulmin dhe çfarë ai bëri për të çuar topin nën këmbët e portierit dhe po ashtu harkimi nga këndi. Ishte po ashtu një harkim i shkëlqyeshëm nga Chicharito”, ka thënë van Gaal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button