roze

“Top Music Awards”, sonte zbulohen kandidaturat

“Top Music Awards” zbulon sonte në mesnatë kandidaturat për 10 kategori çmimesh, të cilat janë:

Female Artist of the Year – Artistja më e mirë e vitit
Male Artist of the Year – Artisti më i mirë i vitit
Group of the Year – Grupi i vitit
Video of the year – Video me e mirë e vitit
Avantgarde Artist – Artisti në avantgardë
Song of the Year – Kënga e vitit
TAR Hit of the Year – Hiti i “Top Albania Radio”
My Music Hit of the Year – Hiti “My Music”
Collaboration of the Year – Bashkëpunimi më i mirë i vitit
Artist to Watch – Artisti më premtues

Natën e madhe të 24 Qershorit, që do të jetë dhe ndarja e çmimeve të “Top Music Awards 2016” do të vlerësojë artistët edhe me dy çmime të tjera.

“Achievement Award” është çmimi që do t’i jepet një artisti për arritjet e veçanta, çmim që do të jepet nga Bordi Drejtues i TA.

Ndërkohë, është edhe një tjetër çmim shumë i rëndësishëm, “Viewers Choice”, të cilin e zgjedh vetë publiku.

Ky i fundit, bashkë me 10 çmimet e lartpërmendura, do të votohen direkt nga publiku në faqen zyrtare te Top Awards: topawards.top-channel.tv.

Sonte, artistët më të mirë të vitit dhe përfaqësues të mediave e biznesit do të jenë të gjithë së bashku për të pritur nominimet.

Kurioziteti për të mësuar se cilët do të jenë artistët për secilën kategori do të shuhet për të gjithë në mbrëmje, në një festë plot miq të ftuar e muzikë të mirë.
Sa i përket mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, emrat e artistëve që do performojnë në natën e 24 qershorit do të bëhen publikë për të gjithë më 6 qershor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button