roze

Ndahen Depp dhe Heard

Ylli i kinemasë, Johny Depp dhe bashkëshortja e tij, aktorja Amber Heard kanë vendosur të ndahen pas vetëm 15 muajve martesë.

30-vjeçarja paraqiti dokumentet për divorcin në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit duke cituar si shkak, dallime të papajtueshme.

Çifti u përfshi së fundmi në një çështje gjyqësore në Australi pasi Heard futi ilegalisht në vend 2 qentë e saj. Në muajin prill ajo u shpall fajtore për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Në përfundim të çështjes dyshja kërkoi ndjesë dhe shprehu keqardhjen në një video të postuar online, përmes së cilës këshilluan turistët të respektojnë ligjet australiane.

52-vjeçari Depp dhe Heard u njohën gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”, ku ishin protagonistë. Në dokumentet e depozituara në gjykatë, aktorja me origjinë teksane kishte caktuar të dielën, si ditën e ndarjes.

Uebsajti “TMZ”, raportoi se Depp, i cili vlen plot 400 milionë dollarë dhe ka në pronësi një ishull privat në Bahamas, i kishte kërkuar gjykatësit të refuzonte pretendimet e Heard për suport bashkëshortor.

Një burim tha për median se çifti nuk kishte kontratë paramartesore. Ndarja mes tyre vjen vetëm pak ditë pas vdekjes së nënës së aktorit. Filmi i tij i fundit, “Alice through the Looking Glass” do  të shfaqet premierë të premten.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button