Home / Keshilla / Mitet false të nxirjes nga dielli në plazh

Mitet false të nxirjes nga dielli në plazh

timthumb“Nëse përdor mbrojtjen diellore nuk nxihem, sidomos nëse është e lartë”

Nuk ka asgjë më të gabuar se kjo! Filtri diellor shërben për t’ju mbrojtur nga e “keqja” e diellit dhe për të sjellë të “mirën”, pra sasinë e mjaftueshme për të marrë një ngjyrë nxirjeje sa më të bukur.

“Sa më shumë të skuqem, aq më shumë do të nxihem”

Ky është një tjetër mit fals. Skuqja e fortë e lëkurës paralajmëron se po ndodh një inflamacion ose që ekspozimi në diell ka kaluar kufirin, sidomos nëse kjo gjë ka ndodhur pa asnjë lloj mbrojtësi.

“Poshtë çadrës nuk ‘digjem’”

Sipas një studimi të Universitetit të Valencias, tenda e çadrave filtron 75% të rrezeve diellore. Kjo do të thotë se nëse qëndroni poshtë çadrës pa asnjë mbrojtës të posaçëm, rrezikoni që të digjeni, kjo edhe prej faktit se rrezet e diellit reflektohen nga rëra.

“Nëse aplikoj një SPF 20 shpesh, është njësoj sikur të mbrohem me një 50”

False. L’SPF mbetet e njëjtë pavarësisht nga frekuenca me të cilën ajo aplikohet.

“Dielli është një rrezik për shëndetin”

Edhe ky është një mit i pavërtetë. Fobikët e diellit duhet të jenë të sigurt nga fakti se ekspozimi gradualisht dhe i plotë nxit prodhimin e endorfinës. Dielli stimulon prodhimin e vitaminës D e cila i sjell organizmit përfitime të shumta.

“Disa kremra solarë, ofrojnë një mbrojtje totale nga rrezet e diellit”

Shumë e gabuar. Asnjë krem solar nuk mund të na mbrojë në mënyrë totale nga rrezet e dëmshme të diellit. Për këtë arsye, fjalët mbi etiketë “mbrojtje totale”, u hoqën nga EMEA (Agjencia Europiane e Ilaçeve), përderisa konsiderohet mashtruese për konsumatorët.

“Nuk ekzistojmë më ‘sunblock’-ët e vjetër, ose e thënë ndryshe kremrat të cilët bllokojnë totalisht rrezet UV”

Filtri më i lartë që mund të gjendet në treg është +50, i cili përcakton një mbrojtje shumë të lartë, por nëse do të lexoni mirë në etiketën e kremit solar, aty thuhet gjithmonë se siguria nuk është 100%. Padyshim, rekomandimi është për llojet e lëkurës më të ndjeshme dhe për fëmijët. Pra kremrat solarë me mbrojtje të lartë ekzistojnë.

“Këmisha na mbron nga dielli”

Jo gjithmonë është e vërtetë. Veshja e një këmishe të hollë mund të ofrojë një mbrojtje të mirë kur përdorim ndërkohë një krem solar me faktor mbrojtës më të vogël se 10, por kujdes: nëse besoni se këmisha ju mbron edhe kur laheni në det, kjo është shumë e gabuar.

“Nxirësit më të fuqishëm janë ata të bërë nga vetë ne”

False. Përkundrazi, është shumë e rrezikshme të “vraposh” drejt përbërësve të kuzhinës si vaji i ullirit, birra, karotat, limoni etj., për të përshpejtuar nxirjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: