Ekonomia

Autoriteti Kombëtar Ushqimit, nënshkruan dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”

Drejtoi i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Isuf Shehu, nënshkroi të premten nëMinistrine e Bujqësisë, dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut të AKU-së”.

Dokumenti i Politikës së Menaxhimit të Riskut është pjesë e masave që duhet të finalizohen përpara Samitit të Kryeministrave që do të zhvillohet më 4 Korrik 2016 në Paris dhe është në përputhje me axhendën e lehtësimit të tregtisë dhe të konektivitetit në rajon, në kuadër të proçesit të Berlinit dhe Samitit të Vjenës.

Ministri Panariti Foto Florian Abazaj (2)Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmon Panariti, i pranishëm në nënshkrimin e dokumentit të Politikës së Menaxhimit të Riskut të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), u shpreh se, “menaxhimi i risku, i zbatuar me rigurozitet nga AKU, do të rrisë sigurinë dhe standartet e cilësës së ushqimeve”

“Analizat periodike të kryera nga laboratorët rajonale dhe nga Instituti qëndror ISUV, janë një domosdoshmëri për garacinë ushqimore”, tha ministri Panariti.

Kreu i Bujqësisë gjatë fjalës së tij vuri në dukje se, stigmatizimi i prodhimit shqiptar në media, është dëm i madh për prodhuesin, tregtarin dhe konsumatorin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button