Home / Teknologji / Çipi i vendosur në tru që do të kthejë kujtimet e humbura

Çipi i vendosur në tru që do të kthejë kujtimet e humbura

cipiRikuperimi i kujtimeve tani do të jetë i mundur falë një diapozitivi, i cili do të vendoset në tru. Mekanizmi, i përbërë nga një çip dhe një sistem elektronik i jashtëm, është krijuar në kuadër të projektit Restoring Active Memory, nga Lawrence Livermore National Laboratory, në Universitetin e Karolinës dhe nga Medtronic, agjencia e teknologjisë biomjekësore. Projekti është financuar me 2.5 milionë dollarë nga Defense Advanced Research Projects, agjencia qeveritare e zhvillimit. Qëllimi i kërkuesve është të regjistrojnë aktivitetet nervore dhe të modulojnë funksionimin e zonave të dëmtuara në tru. Pra, do të jetë e mundur që falë një diapozitivi të rikthehen të gjitha kujtimet e humbura dhe të larguara nga kujtesa, në mënyrën më të lehtë të mundshme. Mendohet që pajisja të jetë gati dhe të nisë nga funksionimi në vitin 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published.