Amerika

Obama: Trump ka nervozuar botën

Fenomeni “Trump” zuri vend edhe në punimet e samitit të G7 në Japoni dhe ai që e përmendi atë, edhe pse jo në emër, ishte Presidenti amerikan, Barack Obama.

Në një konferencë për shtyp nga qyteti Ise, Obama vuri në dukje sesi njëri prej pasardhësve të tij të mundshëm “ka nervozuar udhëheqësit e tjerë botërore duke dëshmuar ose injorancë në politikën e jashtme, ose një sjellje kavaljere”.

“Kur nervozon, tremb dikë ndonjëherë është mirë, sepse shumë nga vendet e botës ku jetojmë, kanë abuzuar me ne, kanë përfituar prej nesh. Prandaj, nëse ndjehen të trembur, në një mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë sepse kjo do të thotë që do të kemi marrëdhënie të shkëlqyera në të ardhmen me këto vende”, u shpreh ai.

Një president amerikan në largim që kritikon politikën e jashtme të një kandidati nga kampi kundërshtar, aq më tepër që kjo bëhet jashtë tokës amerikane, është cilësuar si e pashembullt nga disa historianë dhe analistë.

Një deklaratë të ngjashme e ka bërë Dëight D. Eisenhoëer në fushatën mes Richard Nixon dhe John F.Kennedy-t, ku pa përmendur emra, la të kuptohej se Kennedy-t i mungonte përvoja për të drejtuar SHBA.

“Na duhet një udhëheqës që nuk deklaron sot se do të ndërhyjë në Kubë dhe ditën tjetër e tërheq këtë deklaratë”, do të shprehej 5 dekada më parë ai.

Megjithatë, edhe vetë Obama ka qenë viktimë e këtyre deklaratave, ndonëse jo kaq të drejtpërdrejta. George Ë.Bush, në 2008 duke folur para Parlamentit izraelit, iu kundërvu Obamas për qëndrimin e tij ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Disa duket se besojnë se duhet të bisedojmë me terroristët dhe radikalët, a thua ata do të pendohen dhe do të nisin të mendojnë se paskan vepruar gabim gjithë kohës”, deklaronte Bush.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button