Home / Teknologji / Tre automjetet më gjigante që ka bërë njeriu

Tre automjetet më gjigante që ka bërë njeriu

Këto janë tre makineritë më të mëdha që ka ndërtuar njerëzimi dhe që janë në gjendje të lëvizin.

1. Transportuesit e NASA-s, prodhim amerikan. Përdoren për të zhvendosur anijet hapësinore nga kapanonet e ndërtimit për tek pista e lëshimit.  Peshojnë 2.7 milionë kg, janë 40 metra të gjatë, 35 metra të gjeraë dhe kanë kushtuar nga 14 milionë dollarë. Janë dy të tillë, të quajtura Hans dhe Franc, me motorë 8000 kuaj fuqi.

2. Big Bertha, prodhim japonez (Hitachi). Kjo është një pajisje e teknologjisë së fundit për të hapur tunele. Makina ka kushtuar 80 milionë dollarë dhe është porositur nga Amerika. Ka një diametër prej 17.4 metrash dhe peshon 7000 tonë. Është 100 metra e gjatë dhe arrin të shpojë dhjetë metra shkëmb në ditë, duke nxjerrë mbetjet në mënyrë automatike e duke vendosur panelet e betonit teksa përparon.

3. Baggter 293, prodhim gjerman. Është makina më e madhe që ka prodhuar njerëzimi në gjithë historinë e tij.  U ndërtua në vitin 1995 nga gjermanët TAKRAF dhe është një ekskavator që gërmon qymyr në minierën e Hambach-ut, në Gjermaninë perëndimore. 224 metra i gjatë, 96 metra i lartë, peshon 14.200 ton dhe përdor energji elektrike që do të mbante një qytet. Ekskavatori ka 20 kova që lëvizin 240.700 metra kub material në ditë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: