Politika

Përjashtimi i Berishës, mblidhet PD. A e rrezikon takimin Rama-Basha?

Për shkak të mekanizmit të votave, Partia Demokratike thotë se e priste vendimin e shumicës në byro për përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga Parlamenti.
“Më është krijuar bindja pasi është e disata herë që sapo i afrohemi momentit të votimit të Reformës në Drejtësi, një grup brenda PS-së është i interesuar që ta shohë PD-në jashtë parlamentit dhe ndaj ndërmarrin iniciativa të tilla që realizohen lehtësisht me mekanizmin e votës që kanë në Byronë e Kuvendit”, tha Edmond Spaho.
“Kur deputetët nuk respektojnë ligjin që rregullon mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, çfarë mesazhi japim për reformën në drejtësi. Përpjekja për të thënë që kjo bëhet për të penguar reformën në drejtësi…më falni, me sa di unë Berisha nuk është anëtar i reformës në drejtësi”, u shpreh Taulant Balla.
Por, sa do të ndikojë përjashtimi i dytë i Berishës brenda një kohe të shkurtër nga Parlamenti për atë që pritet të jetë edhe ngjarja e javës së ardhshme, takimi i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës?
Kjo me sa duket do të mësohet të shtunën paradite, kur Grupi Parlamentar demokrat do të mblidhet  jashtë radhe pas vendimit të byrosë për përjashtimin e Berishës. Atë do e drejtojë Edi Paloka, pasi kryetari Lulzim Basha ndodhet në Luksemburg në takimin e partive popullore europiane.
Pas përjashtimit të parë të Berishës, grupi demokrat braktisi parlamentin aq ditë sa ishte edhe dënimi për ish-kryeministrin.

Related Articles

Nje koment

  1. Berisha eshte mberet i debillave.
    Berlivci eshte prvokuis.,
    Berlivci aeshte vetem e keqja e SHqipetarve,pore eshte dhe e keqeja e vet partis demokratike PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button